Lajme

250 euro qiraja, studentët ankohen për çmimet e larta të kryeqytetit

Të gjesh një shtëpi më qira në Tiranë nuk është aspak e vështirë. Por nëse flasim për çmime të përballueshme, ky është një problem.

Esi Basho është studente në vitin e tretë në universitetin bujqësor të Tiranës, por ka vendosur të jetojë në Don Bosko.  Ky vendim i saj i ka kushtuar jo pak.

“Në qoftë se flasim prej 1 viti më parë, qiraja maksimale që ne mund ta quajmë ishte 250 mijë lekë, por këtë vit qiratë nisin nga 250 euro dhe nuk flasin më me lekë dhe kjo më duket qesharake pasi kur pagat janë në lek pse gjërat duhet të jenë në euro”, shprehet studentja.

Lexo më shumë  Kurti takon O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota

Në zona të ndryshme të Tiranës, si “Ali Demi”, “21 dhjetori”, “Rruga Elbasanit”, “Vasil Shanto”, “Komuna Paristit”, “Astir”, çmimet variojnë nga 300 euro e në disa raste 500 euro e më shumë. Për një student një shumë e tillë është e papërballueshme.

“Fillimisht kur kam ardhur kam pasur ndihmën e familjes time por tani prej 2 vitesh po punoj vetë dhe e paguaj vetë jetesën time. normalisht e ndaj me shoqe qiranë pasi përveç qiratë duhet të paguajmë tarifën e shkollës librat dhe transportin. Minimumi 200 mijë lekë, qiraja, uji, drita”, tha Esi Basho.

Lexo më shumë  Kryeminstri Kurti i vlerëson produktive bisedat në New York

Nëse një student duhet të shkurtojë kilometrat për të qenë më afër universitetit do të duhet të nxjerrë më tepër para nga xhepi. /euronews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *