KryesoreLajme

25 vjet nga rënia e heroit të kombit, Ahmet Kaçiku në masakrën e Reçakut

Këtë të premte, shënohet 25-vjetori nga rënia e heroit të kombit, Ahmet Kaçiku dhe dëshmorëve të rënë në Reçak.

“Nën Patronatin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe Shoqatave të Dalura nga Lufta e UÇK-së, Komuna e Shtimes organizon, manifestimin përkujtimor me rastin e 25 vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ahmet Kaçiku dhe dëshmorëve të rënë në Reçak”, njofton Komuna e Shtimes.

Ahmet Kaçiku, ra heroikisht 25 vjet më parë duke luftuar për të mbrojtur trupat e viktimave të masakrës së Reçakut, e kryer më 15 janar 1999 nga forcat serbe.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Lexo më shumë  Murati: PDK-ja rrezikoi kolaps financiar duke mos e votuar Buxhetin, tash premton rritje pagash

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë, shkruan KosovaPress.

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

Lexo më shumë  Kaja Kallas: Putini nuk do ndalet me Donbasin, pastaj radhën e ka e tërë Ukraina

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Pas Masakrës në Reçak, rifilluan luftimet 48-orëshe në mes të UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.

YouTube player