Lajme

24 vjet nga rrethimi dhe rënia heroike e Jasharëve

Sot bëhen 24 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.

Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 mars nga ku vetëm një e mbijetuar del nga ajo masakër.

55 njerëz mbetën të vrarë në Prekaz ato ditë, 22 prej të cilëve nga familja e ngushtë e komandantit Adem Jashari, ndërsa mes datave 5-6 mbijeton djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, e sulmit deri në fund arrin t’i shpëtojë vetëm Besarta, vajza e Hamëz Jasharit.

Lexo më shumë  Peci: Po hartohet plan për zhvillimin e Liqenit Akumulues të Mitrovicës

Me rënien e Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë. Jo rastësisht , në Prekaz, në lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, pavarësi e demokraci, e pikërisht në këto tri ditë vëmendja e kombit shqiptar kthehet nga Prekazi.

Në nder të rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij, si çdo vit edhe sot organizohen aktivitete, nisur nga ceremonia në FSK dhe bëhen homazhe në Prekaz.

Lexo më shumë  Shqipëria t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar

“Koha Ditore” ruan në arkivin e saj fotografi që fotoreporteri Alban Bujari i ka shkrepur në atë kohë – nga periudha e nisjes së luftimeve mes forcave serbe dhe luftëtarëve të UÇK-së, pamje të kufomave të djegura, deri te varrosja e viktimave.

Kujdes, pamjet janë shqetësuese!

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *