Lajme

24 vjet nga masakrα në Burgun e Dubravës

24 vjet më parë brenda Burgut të Dubravës, forcat serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra ka nisur më 19 maj të vitit 1999 dhe ka vazhduar deri më 24 maj. Ajo është një ndër masakrat më të mëdha që regjimi i Sllobodan Millosheviqit ka kryer në Kosovë.

Lexo më shumë  Orav pas takimit me Kurtin: BE-ja e përkushtuar ta mbështesë Kosovën drejt përparimit dhe stabilitetit

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër.

Ndërkohë sot në Bibliotekën Kombëtare do të promovohet libri i ish-të burgosurit Asllan Selimi, me titull “Tmerri ka emër”, i cili është një libër me kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe masakra në Burgun e Dubravës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Qeveria aprovon udhëzimin për masat e veçanta për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *