Lajme

​21 vjet nga masakra e shqiptarëve në Maqedoni në Luboten

Sot mbushen 21 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të Shkupit.

Në mëngjesin e 12 gushtit 2001, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në Luboten ku vranë fëmijën 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Muratin, Muharrem Ramadanin, Memet Memetin, Rami Jusufin, Xhelal Bajramin, Kadri Jasharin, Bajram Jasharin, Sulejman Bajramin dhe Atulla Qailin.

Lexo më shumë  Si mundet që telefoni i Faruk Mujkës nga policia kalon ne duart e Lirim Mehmetajt?

Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u proceduan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.

Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai tanimë ndodhet në liri pas mbajtjes së 8 vjetëve burg.

Nga ana tjetër, Tarçullovski, por edhe Boshkovski, nga ana e shtetit maqedon konsiderohen dhe nderohen si heronj kombëtarë të konfliktit të vitit 2001.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *