BallinaLajme

21 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, tetë personalitetet që mbajtën postin e kryeministrit

Janë bërë 21 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Që nga ajo kohë Kosova ka pasur tetë kryeministra.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999, Kosova u drejtua nga qeveria e Përkohshme, ku detyrën e kryeministrit e ushtroi Hashim Thaçi.

Për herë të parë pas luftës zgjedhjet e para demokratike u mbajtën në vitin 2001.

Pas këtyre zgjedhjeve parlamentare partia e parë doli LDK-ja e udhëhequr në ato kohë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Pas tre muajve bisedime, më 4 mars të vitit 2002 kryeministër i Kosovës u zgjodh Bajram Rexhepi nga PDK-ja. Ai ushtroi postin e kryeministrit të Kosovës deri më 3 dhjetor 2004.

Në vitin 2004 u mbajtën zgjedhjet e radhës, ku sërish forcë e parë doli LDK. Pas këtyre zgjedhjeve ish-presidenti Rugova beri koalicion me AAK-në, dhe postin e kryeministrit ia dorëzoi Ramush Haradinajt.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Haradinaj në këtë periudhë qeverisi vetëm 100 ditë duke qenë se u ftua nga Tribulani i Hagës si i akuzuar për krime lufte.

Më 25 mars 2005 kryeministër i Kosovës zgjidhet Bajram Kosumi i cili nuk arriti të qeverisë plotësisht një vit. Ai ishte kryeministër deri më 10 mars 2006.

Më 10 mars 2006 kryeministër i Kosovës zgjidhet Agim Çekut. Ai arriti të qëndrojë në detyrë për afro dy vjet, deri më 9 janar 2008.

Më 9 janar 2008 postin e kryeministrit e merr Hashim Thaçi deri më 17 shkurt 2008 në ditën kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj. 

Ai rizgjidhet si kryeministri, post të cilin e mban deri më 9 dhjetor 2014, duke u bërë dhe kryeministri me jetëgjatë.

Pas zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2014, më 9 dhjetor të këtij viti kryeministër i ri i Kosovës zgjidhet Isa Mustafa. Mustafa qeverisi vendin për tri vjet deri më 9 shtator 2017, në koalicion së bashku me PDK-në.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Më 9 shtator 2017 në postin e kryeministri rikthehet Ramush Hardinaj. Në 2019 ai jep sërish dorëheqjen pas një ftese të ardhur nga Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë. Haradinaj qëndron në detyrë deri më 3 shkurt 2020.

Pas zgjedhjeve që u mbajtën më 6 tetor 2019, më 3 shkurt të vitit 2020, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje zgjidhjet kryeministër i Kosovës. Kurti pas 50 ditëve qeverisje u shkarkua nga Kuvendi i Kosovës pas mocionit të iniciuar nga partneri i tij i koalicionit LDK. Kurti e vazhdoi mandatin e tij si kryeministër në detyrë deri më 3 qershor 2020.

Më 3 qershor 2020, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryeministër Avdullah Hotin nga LDK-ja, pasi kjo parti bëri koalicion me AAK-në, Nisma Socialdemokrate, Listën Serbe dhe minoritete e tjera.

Rruga Press

YouTube player