Kuriozitete

21 orë në operacion/ Transplanti i parë i syrit realizohet në Nju-Jork

Është kryer në Nju-Jork transplanti i parë i plotë i syrit të njeriut. Operacioni që përfshiu edhe një pjesë të fytyrës kërkoi ndihmën e 140 kirurgëve.

Kjo ndërhyrje është realizuar tek një veterani ushtarak i Arkansas, Aaron James, fytyra e të cilit preku një tel me rrymë elektrike, ndërsa punonte si punonjës i mirëmbajtjes në Oklahoma prej qershorit 2021.

Aksidenti e la atë me djegie të rënda në anën e majtë të fytyrës, duke përfshirë syrin, hundën, buzët dhe dëmtime të shumta në krahun e tij të majtë, gjymtyrën e tij dominuese.

Fytyra dhe syri i dhuruar erdhën nga një mashkull në të 30-at. Gjatë operacionit, mjekët injektuan qeliza staminale të rritur nga palca e eshtrave të dhuruesit në nervin optik për të inkurajuar riparimin e tij.

Fjalet e veteranit menjëherë pas ndërhyrjes ishin për të falënderuar donatorin dhe familjen e tij. Pa ata, asgjë tha Aaron, nuk do të ishte e mundur.

Ndërsa mjekët thonë se syri i transplantuar tregon shenja “të jashtëzakonshme” të shëndetit të mirë, por James ende nuk mund të shohë dhe shpreson se me kalimin e kohës shikimi i tij do të kthehet dhe se operacioni inovativ që i është nënshtruar do të ndihmojë mjekësinë në transplantime.

YouTube player