Bota

203 lëkundje toke në 55 orët e fundit në Turqi

Një tërmet i ri me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter ka tronditur pak minuta më parë Turqinë qendrore. Ky është tërmeti i 203-të që godet Turqinë qendrore në 55 orët e fundit.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veriperëndim të qytetit të Goksun.

Në mëngjesin e së hënës një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi Turqinë dhe Sirinë, i cili u pasua pak orë më vonë nga një tjetër pothuajse po aq i fortë. U shkatërruan mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, shkolla dhe blloqe apartamentesh, duke lënë mijëra njerëz të pastrehë.

Lexo më shumë  Venezuela në udhëkryq/ Përfaqësuesja e Lartë e BE-së: Populli të Venezuelës të vendosë vetë për të ardhmen

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, numri i të vdekurve ka kaluar mbi 11 mijë dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 10 provinca.

Më shumë se 12 mijë shpëtimtarë turq po punojnë në zonat e prekura, së bashku me 9 mijë ushtarë, ndërsa më shumë se 70 vende kanë ofruar ekipe shpëtimi dhe ndihmë të tjera.

Lexo më shumë  Kryeministri i Grenlandës: Nuk ka rrezik për “marrje brenda natës” si në Venezuelë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *