Lajme

20 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe u lirua më 7 dhjetor 2001, pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politikë nga regjimi serb.

Kurti u arrestua më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri më 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës. Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit.

Lexo më shumë  Gërvalla në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”: Kosova të anëtarësohet në BE

Procesi gjyqësore ndaj Albin Kurtit ka filluar më 9 mars 2000, ndërsa më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë” sipas nenit 116.

Sërish, prej 14 mars 2000 deri në nëntor, ka qenë në burgun e Pozharevcit. Intervista e dhënë në burg është më 22 prill 2000.

Prej nëntorit të vitit 2000 deri më 3 dhjetor të vitit 2001 ka qenë në burgun e Quprisë, ndërsa prej 3 dhjetor 2001 deri më 7 dhjetor, sërish në burgun e Nishit.

Lexo më shumë  Deputeti i “Junts” në Parlamentin spanjoll: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë

Përveç burgut në Serbi, Kurti është arrestuar disa herë edhe në Kosovë, sa herë që kanë tentuar të implementojnë një marrëveshje në dëm të Kosovës, LVV ka organizuar protesta dhe aksione.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *