20 vite Panairi i Librit në Ulqin
Të enjten, më 29 korrik 2021, në orën 20.30, në Ranë, u hap “Panairi i Librit – Ulqini 2021”, organizuar nga Komuna e Ulqinit, organizata turistike, Instituti i Librit dhe Promocionit nga Tirana dhe Qendra Kulturore e Ulqinit.Kjo ngjarje shënon edicionin e 20-të të këtij panairi, që do të zhvillohet nga data 29 korrik deri në 2 gusht në Ulqin.Gjatë panairit, do të organizohen mbrëmje letrare kushtuar të mëdhenjve të fjalës së shkruar, Radovan Zogoviq dhe Rudolf Marku.Në Ulqin ky panair zhvillohet që nga viti 2001, ku më shumë se 50 ekspozues nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina dhe vendet e tjera të rajonit prezantojnë rregullisht botimet e tyre.“Panairi i Librit” deri më tani është hapur nga emrat më të njohur të letërsisë, si dhe udhëheqësit e Malit të Zi dhe Shqipërisë, përkatësisht Presidenti Filip Vujanoviq, Rexhep Mejdani, Aleksandër Mojsiu, Bamir Topi, dhe disa ministra të kulturës dhe arsimit nga rajoni.Këtë vit hapja e panairit i takoi drejtuesve të akademive të shkencave dhe arteve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Kjo do të shërbejë si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e kulturës midis vendeve të rajonit.