Lajme

20 pasgoditje / Tjetër tërmet i fortë në Shqipëri, epiqendra në Pustec, magnituda

SHQIPËRI – Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e djeshme, me magnitudë 3, të shkallës rihter. Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar një tërmet në orën 21:25:30 me epiqendër në lindje të Pustecit me thellësi 10 km.

Në 24 orët e fundit në Bilisht dhe Pustec janë regjistruar 20 pasgoditje pas tërmetit të fuqishëm 6 ballë që goditi mbrëmë Greqinë.

Tërmeti me intensitet 6 ballësh dhe magnitudë 5.6 të shkallës Rihter shkundi mbrëmjen e së dielës shtatë shtete, përfshirë dhe Shqipërinë, duke shkaktuar edhe dëmet e para në banesa. Si pasojë e lëkundjeve të forta që u ndjenë edhe në vendin tonë, tërmeti ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Devollit, ku raportohet 6 banesa të dëmtuara. Përkatësisht banesat e dëmtuara janë dy në Bilisht, dy në Mancurisht dhe dy të tjera në fshatin Shuec. Megjthatë fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Lexo më shumë  Kryeminstri Kurti i vlerëson produktive bisedat në New York

Tërmeti i djeshshëm me epiqendër në Follorinë, qytet në veri të Greqisë në kufi me Maqedoninë e Veriut është ndjerë deri në Kosovë, por edhe në disa qytete të vendit tonë.  Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit me anë të njoftimit zyrtar bënë të ditur se epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri Lindje të Bilishtit, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Durrësi, Fieri, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë e Gjirokastër.

Lexo më shumë  Investimet e Jared Kushner/ Senatori Wyden heton marrëveshjet e “Affinity Partners” në Serbi e Shqipëri

Rruga Press

YouTube player