Lajme

2 pistat ku po hetohet për vrasjen e ish-deputetit në Shkodër

YouTube player

os-shlyerja e borxheve është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër.

Gazetari Teodor Gjerga raportoi se një tjetër pistë ku po hetohet, është edhe ajo për shkak të detyrës që ka pasur viktima si kryekomunar në zonën e Velipojës.

Mësohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar dhe dyshohet se ka qenë vetëm një person që ka qëlluar me armë me silenciator në drejtim të viktimës.

Lexo më shumë  Haxhiu: Dekreti ishte i ngutshëm, zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e të gjithëve

Autori ka përfituar prej errësirës dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë zonën, por ende nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen edhe pse janë shoqëruar disa persona në Polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.

Në momentin e ngjarjes, Ujka ishte shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Lexo më shumë  Xhaferri: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se në Kosovë, 'turizmi i karburantit' i kushton shtetit 400 milionë euro

Ujka ka mbajtur detyrën e kryetarit të Komunës Velipojë në mandatin 2011-2015, si përfaqësues i zgjedhur me siglën e Partisë Socialiste.

Gjatë legjislaturës 2005-2009, ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ujka u zgjodh me siglën e Partisë Aleanca Demokratike dhe më pas kaloi në radhët e Partisë Demokratistiane./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *