KryesoreOpinion/Aktualitet

1999: Si u emëruan gjykatësit e prokurorët në Kosovë?!

Shkruan Avni Zogiani

Përndjekja për arsye të bindjeve politike në përiudhën e ish-Jugosllavisë ka qenë masive dhe brutale për shqiptarët. Megjithëse shqiptarët konsideroheshin të tretët përnga numri në ëish-Jugosllavi, numri i të burgosurëve politik shqiptarë gjithmonë ishte dukshëm më i madh se cilido entitet tjetër.

Përndjekjen politike e bënin kryesisht prokurorë shqiptarë, e gjykimin panele me gjykatës shqiptarë e serbë.

Për të mos u zgjatur, historia e drejtësisë në Kosovë mund të jetë aspekti më i dhimbshëm nga të gjitha shtetet ish bllokut socialist. Kosova me demek u çlirua, dhe vërtetë njerëzit përjetuan lirinë, por Jugosllavia e dominuar nga Serbia vazhdoi të jetonte në Kosovë nëpërmjet sistemit të “drejtësisë”.

Lexo më shumë  Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos sot për numrin 2 të qeverisë Rama

Besoni ose jo, në fund te vitit 1999 përfaqësuesit politik të Kosovës janë pajtuar me këtë kriter të vendosur nga UNMIK në Rregulloren 1999/7:

Përveç në pozittat e Gjykatës për Kundravajtje, aplikantët duhet të kenë eksperiencë relevante pune në fushën e drejtësisë:

– 3 vite eksperiencë në Gjykatën/prokurorinë Komunale

– 7 vite eksperiencë në Gjykatën/prokurorinë e Qarkut dhe

– 4 vite eksperiencë në Gjykatë Komerciale

Pra, për tu bërë gjyqtar dhe/apo prokuror në Kosovë, menjëherë pas lufte, me pajtimin e lidershipit të atëhershëm politik, është caktuar kriter që kandidati të ketë 14 vite përvojë pune në gjykata e prokurori!

Lexo më shumë  VIDEO/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut. Artan Grubit iu vunë prangat në pikën kufitare të Bllacës

Kjo i bie që një gjykatës apo prokuror duhej patjetër të ketë qenë në gjykatat politike të kohës së komunizmit dhe potencialisht të jenë përfshier në përndjekje dhe gjykime politike. Kjo ishte qeliza e një sistemi të korruptuar të drejtësisë, dhe gjithçka më tutje në fushën e drejtësisë buroi nga kjo ngjizje e korruptuar.

Kam pasur eksperiencën vetë në një diskutim në një tryezë me gjyqtarë e prokurorë diku nga viti 2006 ose 2007 mbi drejtësinë tranziocionale kur gjykatësit e prokurorët e pranonin vetë se kanë qenë të përfshier në gjykime politike ndaj shqiptarëve! Ata kanë ngelur të shantazhueshëm dhe të lidhur për veprimet e tyre në të kaluarën!!

YouTube player