198 ukrainas janë vrarë prej ditës së enjte mes tyre tre fëmijë
Ministri ukrainas i Shëndetësisë thotë se 198 persona janë vrarë dhe më shumë se 1000 të tjerë janë plagosur në ofensivën ruse, raporton AP.
Ministri Viktor Lyashko tha të shtunën se kishte tre fëmijë në mesin e të vrarëve. Deklarata e tij e bëri të paqartë nëse viktimat përfshinin si ushtarakë ashtu edhe civilë.
Ai tha se 1,115 persona të tjerë, përfshirë 33 fëmijë, u plagosën në pushtimin rus që filloi të enjten me sulme masive ajrore dhe raketore dhe trupa që hynë në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu.
Rruga Press