Lajme

19-vjeçari nga Kosova theret për vdekje në kufirin Serbi – Kroaci

Një 19-vjeçar nga Kosova nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, më saktësisht në fshatin Batrovc, raporton mediumi serb “Blic”.

19-vjeçari nga Kosova ishte me një shok të tij gjatë kohës kur u sulmuan nga një grup emigrantësh, që dyshohet të jetë nga Afganistani.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Shoku i tij arriti të ikte nga sulmuesit, por 19-vjeçari pësoi lëndime të rënda nga thika dhe nuk u bëri ballë plagëve.

Policia ka thënë se është duke punuar intensivisht për zbardhjen e vrasjes dhe janë në kërkim të autorëve.

Sulmi ndaj tyre ndodhi rreth 2 minuta larg nga pika kufitare.

Rruga Press

YouTube player