1862, “Le Moniteur Universel” shkruante për prodhimin e mëndafshit në Shkodër
Nga Aurenc Bebja, Francë
“Le Moniteur Universel” ka botuar, të mërkurën e 18 qershorit 1862, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me prodhimin e mëndafshit në Shkodër.
Turqi
Prodhimi i mëndafshit
Na kanë shkruajtuar nga Shkodra e Shqipërisë më 30 prill 1862 :
Prodhimi i mëndafshit duket se do të jetë i bollshëm këtë vit. Lajmet që na vijnë nga brenda janë të favorshme dhe prodhimtarët shpresojnë të rikuperojnë humbjet që pësuan në 1861 për këtë artikull të rëndësishëm.
Krimbat e mëndafshit kanë hyrë në periudhën e tretë dhe janë në kushte më të mira. Tregtarët që vijnë çdot vit kryesisht nga Italia për të bërë blerje të konsiderueshme të krimbave të mëndafshit në Shkodër dhe në brendësi të Rumelisë, kanë filluar të mbërrijnë dhe janë nisur drejt vendeve të prodhimit.
Nga ky port u eksportua në vitin 1861 për gati 2 milionë franga dhe Franca nuk mori pjesë në blerjet.
(Analet e Tregtisë së Jashtme.). (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)