Lajme

17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri

Janë bërë 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicës.

Grupe të ndryshme të qytetarëve serbë kanë ngritur barrikada që nga 10 dhjetori, për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Ai u arrestua nën dyshimin për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Lexo më shumë  Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshjet ndërkombëtare

Barrikadat në veri po vëzhgohen nga ekipe të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Të dielën një ekip i KFOR-it është sulmuar me mjete shpërthyese në Zubin-Potok.

KFOR-i në një përgjigje për Kohën ka thënë se afër patrullës së tij janë dëgjuar dhe parë të shtëna.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se “lojërat e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë”.

Lexo më shumë  LVV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, Alim Rama i drejtohet me letër Presidentes Osmani

Institucionet e Kosovës kanë thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave, e në anën tjetër KFOR-i ka thënë se ato duhet të hiqen me dialog.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *