“15,000 trupa ruse të vrarë” që nga fillimi i agresionit në Ukrainë – thotë Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar vlerëson se “afërsisht 15,000 personel rus janë vrarë” gjatë luftimeve në Ukrainë deri më tani, u ka thënë deputetëve Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.
Ben Wallace ka shtuar se ushtria ruse ka humbur gjithashtu shumë pajisje, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Ai theksoi se një numër burimesh sugjerojnë se kjo përfshin më shumë se 2,000 automjete të blinduara, duke përfshirë të paktën 530 tanke, të shkatërruara ose të “konfiskuara”. Rreth 60 helikopterë dhe aeroplanë luftarakë janë humbur gjithashtu.
Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Ukrainës një “numër të vogël” automjetesh Stormer të pajisura me lëshues për raketa kundërajrore, ka njoftuar sekretari i mbrojtjes.
Armët e fundit vijnë në krye të një liste të gjatë armësh të dërguara tashmë në Ukrainë.
Kjo përfshin më shumë se 5,000 raketa antitank – pesë sisteme të mbrojtjes ajrore me 100+ raketa – dhe jo vetëm kaq.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar i quan tre javët e ardhshme të luftës së Rusisë në Ukrainë “kritike” dhe thotë se ushtria ukrainase ka nevojë për më shumë artileri dhe municione me rreze të gjatë, si dhe raketa kundër anijeve.
Dhe Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë të ndihmojë nëse është e mundur.
Rruga Press