Bota

15 mijë të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Mijëra ushtarë dhe civilë janë raportuar të zhdukur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit, sipas këshilltares presidenciale Aliona Verbytska.

“Rusia aktualisht ka konfirmuar 3 392 të burgosur ukrainas, por në Ukrainë rreth 15 000 njerëz konsiderohen të zhdukur, duke përfshirë shumë civilë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me ta. A janë edhe ata robër rusë, a janë marrë nga territoret e pushtuara nga Rusia apo ndoshta janë vrarë shumë kohë më parë? Kjo pasiguri ka qenë veçanërisht e vështirë për të përballuar të afërmit”.Aliona Verbytska për grupin gjerman të medias ”Redaktionsnetzwerk Deutschland” (RND)

Ajo është gjithashtu këshilltare e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ndihmon në kërkimin e personave të zhdukur. Autoritetet ukrainase kanë theksuar vazhdimisht se familje të tëra, duke përfshirë fëmijë, po dërgohen nga territoret e pushtuara në Rusi.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *