Lajme

15 euro për të falsifikuar testin e Covid-19, arrestohet infermieri në Pogradec

Infermieri i laboratorit që falsifikoi një dokument shëndetësor kundrejt shumës 15 euro, me qëllim kalimin e kufirit në drejtim të Maqedonisë është arrestuar këtë martë. Pas publikimit të rastit mbrëmjen e djeshme në një emisionin investigativ, ku në pamjet filmike u transmetua punonjësi i një laboratori/klinike pranë Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i cili kundrejt shumës prej 15 euro, pa kryer asnjë analizë për COVID-19, i lëshoi një shtetaseje (konkretisht gazetares së këtij emisioni), përgjigjen negative të rapid testit (testit antigjen), menjëherë kryen verifikimet e rastit, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të këtij shtetasi.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, i shtetasit M. XH., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, me detyrë infermier. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *