146 mln euro barna nga jashtë, 495 tonë ilaçe më shumë se një vit më parë, rekord edhe për maskat e dezinfektantët
Pandemia Covid-19 përpos humbjeve dhe kufizimeve në zinxhirin ekonomik, rriti kërkesat e përdorimit të produkteve farmaceutike, të tilla si barna, maska e dezinfektantë.
Përpos prodhimit vendas, furnizimi më i madh është marre nga jashtë, dhe sipas të dhënave të siguruara nga “Euronews Albania”, importi i produkteve farmaceutike në periudhën janar-tetor arriti në vlerën e 146 milionë eurove.
E njëjta periudhë e një viti më parë regjistroi një sasi 7 për qind më të ulët të barnave. Kërkesat e shtuara vihen re edhe në volum, ku viti i pandemisë ka sjellë nga jashtë 495 tonë më shumë ilaçe se një vit më parë.
Po kështu edhe dezinfektantët, si produkte me kërkesa të ulëta deri dje në treg, kanë shënuar rritje galopante.
Sasia më e madhe e këtyre produkteve është importuar në muajt e prill, maj, qershor, atëherë kur vendi u fut në izolim, dhe pas lehtësimit të masave, në çdo biznes u bë i detyruar mbajtja e një shisheje alkooli.
Ndërkohë, sa i përket maskave, doganat i klasifikojnë ato në dy grupe importi, ku për maskat e thjeshta, shifrat flasin për rritje me 97 për qind të importit, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për maskat me filtër, ku për mungesë tregu ose nevoja të brendshme shtetet të tilla si Kina, Spanja e Italia janë treguar të kursyera, ndërsa Kanadaja, Rumania e Belgjika nuk kanë kryer asnjë dërgesë.
Sipas të dhënave të përpunuara nga INSTAT, kërkesa më e lartë ka qenë për antibiotikë, edhe për vitamina. Krahas vitaminës C, kërkesë të lartë ka edhe për vitaminën D të rekomanduara për personat e infektuar me Covid-19.
Kortizonikët, holluesit e gjakut janë barnat e tjera për të cilat ka pasur një konsum të shtuar, të lidhura sërish me pandeminë.
Ndërkohë, medikamentet e tjera kanë vazhduar në nivele të zakonshme.
18,1
Medikamente dhe barna (milionë euro)
137.6 146.3
Janar-tetor 2019 Janar-tetor 2020
Medikamente dhe barna (pesha në ton)
4497 4992
Janar-tetor 2019 Janar-tetor 2020
Importi i dezinfektantëve (euro)
937 mijë 1.6 mln
Janar-tetor 2019 Janar-tetor 2020
Dezinfektantë (Importi në ton)
Janar 5 tonë
Shkurt 13 tonë
Prill 98 tonë
Maj 91 tonë
Qershor 71 tonë
Maskat e thjeshta (euro)
190 mijë 6 mln
Janar-tetor 2019 Janar-tetor 2020
Maskat me filter (kg)
Shteti 2019 2020
Kina 2769 589
Spanjë 307 99
Itali 338 45
Kanada 51 –
Rumani 17 –
Belgjike 5 –