Lajme

14 vite pa Musine Kokalarin, gruaja e parë që tha “Jo” komunizmit në Shqipëri

Të dielën e 13 gushtit, shkrimtarja e njohur Musine Kokalari ka pasur 14 vjetorin e saj të vdekjes.

Musine Kokalari lindi në 10 shkurt 1917 në Turqi. Tre vite pas lindjes së saj, familja e saj u kthye në Shqipëri. Ajo mori mësimet e para në qytetin e Gjirokastrës. Studimet e larta i kreu në Itali, në Universitetin e Romës, ku u diplomua me rezultate të larta në degën e Letërsisë. Deri në vitin 1944 botoi dy libra “Seç me thotë nënua plakë” dhe “Rreth vatrës”.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Vendosja e regjimit komunist solli pushkatimin e dy vëllezërve të saj e më pas dënimin me 16 vjet burg.
Gjatë procesit të denimit të saj, Musine Kokolari iu tha kështu persekutorëve komunistë:
“Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”.

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Rruga Press

YouTube player