KryesoreLajme

“14% e shtëpive në Tiranë janë bosh, duhen 45 vjet që të banohen!”/ Të dhënat e Censit zbulojnë mashtrimin e Veliajt

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka justifikuar lejet e ndërtimit dhe ngritjen e përbindëshave të betonit, duke thënë se popullsia e Tiranës rritet çdo vit me 25 mijë banorë ndaj duhen apartamente për të siguruar strehimin e tyre. 

Por, gazetarja Ola Xama, zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se shifrat e Veliajt janë mashtrim, siç e dëshmojnë të dhënat zyrtare të INSTAT, pas Censit 2023. 

Xama shpjegoi se 14% e shtëpive në Tiranë janë bosh dhe se do të duheshin plot 45 vite, me ritmet aktuale të shtimit të popullsisë, që këto banesa të popullohen (sikur të mos ketë asnjë ndërtim të ri). Pra Tirana nuk ka nevojë për asnjë ndërtim, sepse ka një stok banesash që nuk pritet të ezaurohet për disa dekada. 

Lexo më shumë  Momentet e fundit të Kadaresë/ Ambulanca nuk kishte asnjë impiant për ndihmën e parë

Xama zbuloi gjithashtu se në fakt Tirana, sipas INSTAT, shtohet çdo vit vetëm me 3396 banorë dhe jo me 25,000, siç gënjeu Erion Veliaj. 

“Popullsia në qarkun e Tiranës, në vitin 2011 janë 749 mijë, në vitin 2023 janë 758 mijë. Është rritur me 9148 banorë, ose 762 banorë në vit.

Ndërsa, Bashkia Tiranë, popullsia në vitin 2011 ka qenë 557 mijë, ndërsa në 2023, 598 mijë. Pra rritje me 40 mijë për dhjetë vite, ose 3396 banorë në vit.

Veliaj e ka kthyer shifrën me 750%. Jo vetëm është shifër fiktive por 7.5 herë më e lartë sesa rritja reale e popullsisë.

Lexo më shumë  Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Treguesit e lejeve të ndërtimit. Sipërfaqje për rezidenca në rang Shqipërie, 12.3 milionë m2. Për Tiranën, 9.2 milionë m2. Sipërfaqja mesatare në Tiranë në vit, 766 m2. Pra 7666 apartamente në vit. Për qarkun Tiranë po ndërtohet 30 herë me shumë, ndërsa në Bashkinë Tiranë 6.7 herë më shumë banorë.

Shtëpitë e pabanuara në rang vendi janë 356 mijë, ndërsa në Tiranë 51 mijë.

Pra 14% e shtëpive në Tiranë janë të pabanuara. Nëse popullsia ritet me këtë ritëm mesatar, për Bashkinë e Tiranës, duhen 45 vjet që këto shtëpi, pa ndërtuar asnjë m2 tjetër, të mbushen”, tha Xama. 

YouTube player