Lajme

“136 vepra penale”, Ministri i Brendshëm për vrasësin e 18-vjeçares në Ferizaj: Ka pasur mbrojtje nga persona të fuqishëm! Kurti: Indiferencë e shoqërisë…

Autori i dyshuar i vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj të Kosovës, Dardan Krivaqa është një person me një skedë të theksuar kriminale. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar në një konferencë për mediat se 29-vjeçari ka kryer plot 136 vepra penale.

Ai tha se ka kërkuar krijimin e grupit për hetimin e të kaluarës se kriminelëve të përfshirë në rast.

“Shumica e grave në Kosovë janë vrarë nga burrat e tyre pasi është ushtruar dhunë sistematike mbi to dhe shumica prej tyre kishin raportuar ata. Një vit pas ngjarjes makabre në Kamenicë, gjendemi para një situate ku vritet një 18 vjeçare nga duart e një krimineli me dosje voluminoze penale, me plot 136 vepra. Sapo jam njoftuar për ngjarjen kam kërkuar hetim të thellë për zbardhjen e rastit, ndërsa dje kam kërkuar raport të detajuar për ecurinë e secilës vepër të të dyshuarit”, ka thënë ai.

Ministri tha se persona si Dardan Krivaqa me një dosje të tillë, futet në listën e personave të paprekshëm që kanë ndërhyrë edhe në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, 29-vjeçasi dyshohet ka pasur mbrojtje nga një person i fuqishëm.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

“Personat e tillë në çdo komunë të Kosovës janë sjellur si të paprekshëm dhe si të tillë kanë ndërhyrë edhe në sistemin e drejtësisë. Ky është narracioni me të cilin jemi ballafaquar në vazhdimësi. Janë krijuar banda e klane që për interesat e tyre nuk u ka interesuar cënimi i jetës së qytetarëve dhe drejtësia për ta nuk ka ndodhur. Kjo ka ndodhur 20 vitet e fundit dhe kjo duhet të marrë fund tani. Me urgjencë kam kërkuar krijimin e grupit hetues brenda policisë që të hetohen të kaluarat e kriminelëve të përfshirë në rast.

Si ministër do të angazhohem maksimalisht që zyrtarët që pranojnë raportimet të jenë në vend të detyrës kur një qytetar i thërret në rast se rrezikohet siguria e tyre, jeta a dinjiteti.E  kundërta e kësaj do të jetë ndëshkimi nëse thirrja apo raportimi ka ardhur dhe veprimi nuk ka ndodhur. Pyetja shtohet se si një person me kaq shumë vepra penale, jashtëzakonisht të rënda mund të qëndrojë në liri. Një prej hamendësimeve është se ka pasë mbroje nga dikush i fuqishëm”, ka thënë ai.

Ndërkohë kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur se autori i vrasjes nuk ka njohur asgjë nga viktima përveç moshës së saj. Sipas kreut të qeverisë, një njeri i tillë e njohën vetëm prej të shkuarës së tij kriminale.

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

“U ndjemë të pafuqishëm përballë një vdekje të jashtëzakonshme. Nuk guxoj të mendoj orët e tmerrshme, të fundit të jetës të një vajze të brishtë dhe të re. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më. Pas një veprimi të tillë na shuhen shpresat dhe na bien fuqitë. Vrasësi s’ka njohur asgjë nga Marigona, përveç moshës së saj. S’ka parë asgjë të bukur. Viktimën e njohëm nga humbja e saj.

Nga dhuna që u ushtrua mbi të, kurse të dyshuarin për vrasjen e saj, nga biografia e tij. Kjo është gjendja jonë shoqërore e jashtëzakonshme. Një indiferencë e përgjithshme nga rrethi shoqëror dhe organet e drejtësisë, duhet thelluar ndjeshmëria dhe respekti, duhet edukuar shpirti dhe arsyeja. S’mund të tolerohet më indereferenca.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *