KryesoreLajme

13 vjet nga rënia, Sveçla: Enver Zymeri u kthye në shembull e motiv për qindra vajza e djem të Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kujton heroin Enver Zymeri, në 13-vjetorin e rënies së tij heroike.

Ministri Sveçla shprehet se “Zymeri u kthye në shembullin dhe motivin e qindra vajzave e djemve të Republikës sonë që edhe sot, 13 vjet pas rënies së tij, shërbejnë në çdo cep të Kosovës’

Ministri nuk harron të kujton edhe Afrim Bunjakun, i cili tha ai, u vra në sulmin terrorist të Serbisë në Banjskë më 24 shtator, dhe policët e tjerë të rënë në kryerje të detyrës.

Postimi i plotë i ministrit Sveçla në Facebook:

13 vjet nga rënia në krye të detyrës e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Heroit Enver Zymeri.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

13 vite më parë, gjatë një operacioni policor në veri të vendit, në fshatin Zubç të Zubin Potokut, nga një grup i armatosur kriminal i Serbisë, u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, Heroi Enver Zymeri. Me shërbimin e tij me vullnet e përkushtim deri në sakrificë sublime, Heroi Enver Zymeri përjetësoi betimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës. Ai u kthye në shembullin dhe motivin e qindra vajzave e djemve të Republikës sonë që edhe sot, 13 vite pas rënies së tij, shërbejnë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Në nderim të sakrificës sublime të Hero Enver Zymerit, prej tre vitesh 26 korrikun e shënojmë si Ditën memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës. Listës së të rënëve, shokëve të tij të lavdisë, këtë vit i është shtuar Heroi Afrim Bunjaku, i vrarë në sulmin terrorist të Serbisë në Banjskë me 24 shtator.

Sot dhe çdo ditë u jam mirënjohës djemve e vajzave tona që bartin me nder e krenari uniformën e Policisë së Kosovës dhe shërbejnë e mbrojnë Republikën tonë, duke realizuar kështu aspiratat e 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës.

Lavdi e përjetshme Heroit Enver Zymeri!

Rruga Press

YouTube player