Bota

120 eurodeputetë kërkojnë që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës

Një koalicion ndërpartiak prej 120 deputetësh të Parlamentit Evropian kërkon që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës për shkak të minimit të demokracisë në vend dhe përdorimit “të papranueshëm” të të drejtës së vetos nga kryeministri i vendit, Viktor Orban.

“Ne besojmë se ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur vlerat e Bashkimit Evropian”, thonë deputetët në një letër dërguar të premten kryetares së Kuvendit, Roberta Metsola, raporton euronews.

Lexo më shumë  Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin

Teksti citon dy arsye kryesore për të mbrojtur hapin e paprecedentë: minimi i vazhdueshëm demokratik i Hungarisë, një shkak i përsëritur shqetësimi në Bruksel dhe roli i diskutueshëm i Orbanit në samitin e BE-së në dhjetor.

Kryeministri hungarez i tërboi liderët e tjerë kur bëri kërcënimin e tij për të vënë veton ndaj një fondi të propozuar prej 50 miliardë eurosh për t’i ofruar Ukrainës ndihmë makro-financiare midis 2024 dhe 2027.

Lexo më shumë  Trump kërcënon BE-në me tarifa nga 1 shkurti
YouTube player