Lajme

12 vjet nga aksioni ku mbeti i vrarë polici Enver Zymberi

Kanë kaluar 12 vjet që kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ka ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

Lexo më shumë  Thellohet skandali, vëllai (Gëzim Hoxha) i ambasadorit shqiptar në BE (Ferit Hoxha) në grupin kriminal të AKSHI-t!

Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe u vra polici Enver Zymberi.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Përmbytjet në Lezhë dëmtojnë bujqësinë/ Mbi 1.700 hektarë kultura të dëmtuara, preket 60% e jonxhës dhe 35% e grurit