12 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 12 të vdekur nga koronavirusi të shtunën, derisa nga 3.608 testime, 377 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 307 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 219.100 raste pozitive me koronavirus, 205.700 të shëruar dhe 7.723 të vdekur. Numri aktual i rasteve aktive është 5.677.
Rruga Press