12 të infektuar me koronavirus, mbyllet Shtëpia e Fëmijës në Vlorë
Mbyllet Shtëpia e Fëmijës në qytetin e Vlorës. Sikurse raportohet nuk do të ketë hyrje-dalje nga institucioni.
Stafi që është brenda do të qëndrojë në karantinë për një periudhë dy javore.
Mbyllja bëhet nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për shkak të rasteve me Covid të konfirmuara në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë.
Në përgjigjet e tamponëve të djeshëm janë konfirmuar pozitivë 4 fëmijë. Në total numri i të prekurve nga ky institucion shkon në 12 persona.