BallinaLajme

12 muaj shërbim prove për Luan Dacin, flet avokati: Vendimi i gabuar, hap rrugën e falsifikimit të dokumenteve në vend

Avokati i anëtarit të KPA Luan Dacit, Jordan Daci në një prononcim për mediat ka deklatuar se vendimi i gjykatës është i gabuar.

Avokati Daci ka deklaruar se ky është një precedent i rrëzikshëm që i hap rrugë falsifikimit të dokumenteve.

“Vendimi është i gabuar, ishte kontradiktor, sepse u thanë fakte që ishin përfshirë në protokollin e famshëm të Avokatit të Popullit që është bërë disa janë pas aplikimit për mbrojtje nga ana jonë.

Ky është një precedent shumë i rrezikshëm, sepse i hap rrugë një praktike shumë të keqe në raport me falsifikimin e dokumenteve në Shqipëri.

E ka deklaruar disa herë në momente të ndryshme proceduriale që është shkarkuar në ’97. Deklarimi i rremë nuk përbën precedent penal në Republikën e Shqipërisë. E ka konfirmuar në Komision por nuk përbën vepër penale. Procesverbalit i mungon regjistrimi audio i cili do të ishte i plotë, që ne e kemi kërkuar dhe nuk ka. Nuk janë falsifikuar domosdoshmërisht, por thjeshtë nuk janë të plota.

Nuk është vendim i formës së prerë dhe ne shpresojmë që Gjykata e Apelit në dallim nga vlerësimi që i bëri Gjykata e Shkallës së Parë, vendimi për masën e sigurisë i dha zgjidhje edhe ekzistencës së faktit penal. Ne vazhdojmë t’i qëndrojmë mendimit që këtu nuk ka fakt penal dhe shpresojmë që ta bindim dhe Gjykatën e Apelit“, ka thënë avokati.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Gjykata e dënoi Luan Dacin me 6 muaj heqje lirie, një dënim i cili konvertohet me 12 muaj shërbim prove.

YouTube player