Lajme

119 kg kokainë/Të arrestuarit firmosën shkresat para se kontenieri të vinte në port

DURRËS – Agjenti doganor Julian Merhori dhe inspektori i AKU-së Bujar Qurku, dy nga të arrestuarit për kapjen e 119 kg kokainë në një kontenier kompania bananesh, mësohet se i kanë firmosur shkresat për ngarkesën në fjalë përpara se ajo të mbërrinte në Portin e Durrësit.

I gjithë dokumentacioni dhe praktikat e ndjekura nga punonjësit e Portit të Durrësit për futjen e kamionit në vendin tonë ështe sekuestruar nga grupi hetimor.Tek dokumentet që janë sekuestruar janë gjetur prova që do i shërbejnë hetimeve për zbardhjen e ngjarjes. Në shkresa tregohet se 20 tonë me banane kanë hyrë më 25 dhjetor është firmosur nga punonjësit e portit para se ngarkesa të mbërrinte në port.

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

Pavarësisht arrestimit të agjetit doganor Julian Merhori dhe inspektorit të AKU-së Bujar Qurku, prokuroria vijon hetimet për identifikikimin e personave dhe zyrtarëve te tjerë që mund të kenë shpërdorurar detyrë.

Ndërkohë, janë sekuestruar te gjitha kamerat e sigurisë që ndodhen në portin e Durrësit, dhe po bëhet kqyrja e tyra që nga dita kur aty ka mbërritur kontenieri, ku ekzanimimi i tyre do hedhë më shumë dritë nëse arkat që mungojnë janë marrë këtu apo në Itali.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *