Lajme

110 mln euro Beketit/ Kushtetuesja bllokon transparencën. Gjoba për tekat e Rama-Veliaj

Nga Boldnews.al

Pak ditë më parë, në gjykatë në Belgjikë sekuestroi financimet e “Eurocontrol” në favor të kompanisë publike shqiptare të fluturimeve, “Albcontrol”, në vijim të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për dënimin e Shqipërisë me 110 milionë dollarë në çështjen me sipërmarrësin italian, Francesko Beketi.

Konflikti i qeverisë “Rama” dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga njëra anë dhe pronarit të disa bizneseve, si edhe televizionit “Agon Channel”, Beketi nga ana tjetër, nisi në vitin 2014.

Në vitin 2019, Gjykata e Arbitrazhit e Bankës Botërore, ICSID, i dha të drejtë ankuesit Francesko Beketi, duke dënuar shtetin shqiptar me shifrën stratosferike.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit për çështjen “Hydro srl” etj vs Shqipëria. Vendimi është në terma konfidencialë dhe nuk jepen detaje

Deri më tani, publiku shqiptar nuk ka mësuar asnjë lloj detaji mbi këtë çështje, megjithëse, në fundore, janë qytetarët që do të paguajë gabimet e qeverisë së Edi Ramës.

Edhe një tentativë për të bërë transparencë mbi çështjen “Beketi”, nëpërmjet një Komisioni Hetimor Parlamentar, u rrëzua së fundmi nga Gjykata Kushtetuese.

Garantë të Kushtetutës, dështuan sërish që të japin një vendim përfundimtar dhe transparent, duke u përfshirë në grimca të vogla proceduriale, nëpërmjet të cilave iu larguan thelbit të çështjes.

Konflikti Veliaj-Beketi

Çështja “Beketi” është një prej humbjeve më të rënda të Shtetit Shqiptar në 30 vitet e tranzicionit.

Biznesmeni italian, Francesko Beketi, ushtronte prej vitesh aktivitet tregtar në Shqipëri. Në vitin e largët 1997 ai kishte fituar koncensionin për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç.

Ndërtimi u shty për shumë vite, ndërkohë që, në vitin 2013, Beketi hap televizioni “Agon Channel”, një eminent me frymë kritike ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Në vitin 2014, “Agon Channel” publikoi pamje nga dasma luksoze e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, në atë kohë ministër i Rinisë në kabinetin “Rama 1”.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, ndaj “Agon Channel” dhe Beketit nisi një fushatë e ashpër politike, e pasuar me procese penale ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë, shoqëruar edhe me sekuestrim pronash.

Në foto: Francesko Beketi publikoi mesazhet e Erion Veliaj për të bindur Gjykatën e Arbitrazhit

Francesko Beketi padit Shtetin Shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Në vitin 2018, Arbitrazhit ICSID gjen fajtor Shtetin Shqiptar dhe vendos që duhet të paguajë në favor të Beketit dhe bashkëpunëtorëve të tij një penalitet prej 110 milionë euro, plus 30 milionë euro të tjera taksa dhe detyrime të prapambetura.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij do ta kundërshtojë këtë vendim dhe nuk do t’i paguajë asnjë qindarkë atij që e quajti si “marifetçiu i paskrupullt”.

Në fakt, qeveria kishte dorëzuar në Arbitrazh një kërkesë për “anulim vendimi”, e cila nuk u mor parasysh me një vendim të vitit 2021.

Qeveria “Rama” nuk e ka ekzekutuar vullnetarisht vendimin e Arbitrazhit dhe Beketi ka vënë në lëvizje gjykata në vende të ndryshme europiane, për të vjelur shumën e parave nga aksionet apo përfitimet që ka Shteti në kompani të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë kompaninë ajrore “Eurocontrol”.

Vendimi i ndarë i Kushtetueses

Në Tetor 2021, një grup prej 39 deputetësh të opozitës, dorëzuan në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor “për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.

Në foto: Kërkesa e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen “Beketi”

Sipas kërkesës, shteti shqiptar, bazuar në vendimin për dëmshpërblim të Qendrës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve pranë Bankës Botërore (ICSID), duhet t’i paguajë palës paditëse shumën prej 120 milionë eurosh.

Maxhoranca socialiste e Edi Ramës e rrëzoi kërkesën, me argumentin se vendimi mbulohet nga parimi i konfidencialitetit.

Në foto: Maxhoranca rrëzoi ngritjen e Komisionit Hetimor me forcën e kartonëve

Kërkuesit, deputetët e Partisë Demokratike, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, për të shpallur anti-kushtetues vendimin e shumicës parlamentare për të mos pranuar ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Gjykata Kushtetuese tashmë ka një praktikë të konsoliduar, në bazë të të cilës i njeh opozitës ngritjen e komisioneve hetimore, si një prej formave më të rëndësishme të ushtrimit të kontrollit mbi qeverinë.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Por, për çështjen “Beketi”, Gjykata Kushtetuese cedoi nga tradita e saj, duke bllokuar transparencën.

Në 28 Mars 2022, Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së opozitës, me një vendim të ndarë 4-3 të gjyqtarëve.

Në foto: Gjykata Kushtetuese rrëzoi me shumicë të brishtë kërkesën e opozitës

Në vendimin e zbardhur në 12 Prill të këtij viti, rezulton se Gjykata Kushtetuese ka hequr dorë nga shqyrtimi në themel i çështjes, duke u ndalur tek një çështje e diskutueshme dhe tejet periferike e kërkesës.

Çështja që ka ndarë gjyqtarët ishin e drejta e deputetëve të opozitës për të ngritur padinë.

Shumica prej 4 gjyqtarëve, Vitore Tusha, Elsa Toska, Altin Binaj dhe Fiona Papajorgji, votuan kundër legjitimitetit të paditësve për t’iu drejtuar Gjykatës.

Ndërsa tre anëtarët e tjerë, Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja, mbajtën qëndrimin se deputetët e opozitës kishin të drejtë të ngrinin padinë.

Kushtetuta parashikon që mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese të paktën 1/4 e deputetëve ose 35 ligjvënës.

Në rastin konkret, kërkesa e opozitës drejtuar Kushtetueses është nënshkruar nga 36 ligjvënës.

Gjykata konstatoi se 5 nga deputetët kërkues nuk kanë nënshkruar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Për shumicën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, është e domosdoshme që padia duhet të jetë nënshkruar nga të njëjtët persona që kanë kërkuar në Parlament ngritjen e Komisionit Hetimor.

Dhe, meqenëse 5 nga 36 deputetët që kanë ngritur padinë në Kushtetuese nuk ishin firmosës të kërkesës për Komisionin Hetimor, i përjashton ata nga legjitimimi për t’iu drejtuar Gjykatës.

Në foto: Shumica e Gjykatës Kushtetuese u mbështet tek “matematika elementare” për të bllokuar transparencën mbi çështjen “Beketi”

Duke përfshirë veten në matematikën fillestare, shumica prej 4 gjyqtarësh arriti në konkluzionin se padia është ngritur nga 31 deputetë (pasi 5 prej tyre nuk i legjitimoi), një numër ky më i ulët se sa kërkon Kushtetuta për të vënë në lëvizje procesin në Gjykatën Kushtetuese.

Bazuar në këtë matematikë elementare, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e opozitës, duke bllokuar në këtë mënyrë transparencës për çështjen “Beketi”, e cila i kushton qytetarëve shqiptarë më shumë se 110 milionë euro për “tekat” e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *