Lajme

11 ushtarë italianë u plagosën në veri, tre në gjendje të rëndë

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka njoftuar se nga sulmet në komunën e Zveçanit, janë plagosur 11 trupa italianë të NATO-s.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Twitter, ku ka theksuar se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, shkroi Tajani.

Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Gjatë operacionit u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.

Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *