11 kryevepra të Picassos shiten në ankand për plot 110 milionë dollarë
11 vepra arti të Pablo Picasso, të cilat qëndronin të ekspozuara prej më shumë se 20 vitesh në një hotel të Los Angeles, u shitën në ankand për rreth 110 milionë dollarë.
Kryeveprat në pronësi të “MGM Resorts” ishin të vendosura në restorantin “Picasso” që gjendet në hotelit Bellagio. Në shitje dolën 9 piktura dhe dy pjesë qeramike të krijuara nga artisti spanjoll, i cili ndërroi jetë në vitin 1973.
“Ylli” i mbrëmjes ishte piktura “Woman in a Red-Orange Beret”, e cila shfaq të dashurën dhe muzën e Picassos, Marie-Thérèse Walter. Ajo u shit për 40.5 milionë dollarë. Piktura tjetër “Homme et Enfant” arriti shifrat 24.4 milionë dollarë.
Tabloja “Nature morte au panier de fruits et aux fleurs”, e cila u pikturua nga artisti gjatë pushtimit nazist të Parisit arriti shifrat 16.6 milionë dollarë.
Ky koleksion u nis rreth 20 vite më parë nga miliarderi amerikan Steve Wynn, i cili kishte më herët në pronësi dhe hotelin Bellagio.
Rruga Press





