Lajme

109-vjet shtet, NATO uron Shqipërinë: Na u bashkoni në festën e aleatit tonë

BRUKSEL – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) uroi Shqipërinë, vendin e saj anëtar për 109-vjetorin e themelimit të saj si shtet i pavarur.

Në faqen e saj zyrtare, struktura politiko-ushtarake e Perëndimit fton për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë.

POSTIMI I NATO-s
“Na u bashkoni në festën e aleatit tonë, Shqipërisë në ditën e tyre të Pavarësisë!”.

Shumë shtete aleate të Shqipërisë uruan vendin tonë në ditën e themelimit të saj si shtet i pavarur.

Prej 12 vitesh, Shqipëria është pjesë e NATO-s (u anëtarësua në 1 prill 2009). Vendi jonë jep kontributin e tij me forcat paqeruajtëse në zona të ndryshme konflikti të botës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *