Bota

1000 zjarrfikës në përpjekje të shuarjes së zjarrit masiv në jug të Francës

Më shumë se 1000 zjarrfikës, të ndihmuar nga mjetet ajrore, po luftojnë për të shuar një zjarr të madh që tashmë ka djegur një sipërfaqe prej më shumë se 6000 hektarësh në jug të Francës dhe më konkretisht në rajonin Gar, i cili është relativisht afër Montpellier.

Lexo më shumë  Ukrainasit sulmojnë rusët me dronë në Krime, shkatërrojnë aeroplanë luftarak e sisteme radarësh në vlerë qindra miliona dollarë

Zjarri shpërtheu të enjten dhe tashmë është klasifikuar si një “mega-zjarr”. Tashmë ka zona dhe fshatra që janë evakuuar, me qëllim që të mos ketë viktima, ndërsa ka edhe shtëpi që i janë dorëzuar flakëve.

Autoritetet lokale thanë të premten se zjarri ishte vënë nën kontroll, por do të duheshin ditë për të shuar.

Prefektja e departamentit Gard Marie-Francoise Lecaillon për televizionin BFM të premten në mrëmje tha: “Tani për tani situata po përmirësohet. Zjarri është vënë nën kontroll. Duhet të jemi vigjilentë”.

Lexo më shumë  Samiti i udhëheqësve të BE-së, Evropa vendos për 90 miliardë € ndihmë për Ukrainën

Rreziku i zjarreve në pyje është veçanërisht i lartë këtë vit në jug të Francës për shkak të thatësirës, ndërsa erërat e forta që fryjnë në shumë zona po vështirësojnë edhe më shumë punën e zjarrfikësve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *