Lajme

10 Shkurti/ Konjufca për vràsjèn e dëshmorëve Balaj dhe Xheladini: Vendosja e drejtësisë mbetet kërkesë parësore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së dëshmorëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini, ka thënë se vendosja e drejtësisë mbetet kërkesë e tyre parësore.

“Vitet nuk e zbusin dhimbjen për këta pishtarë të guximit, idealizmit të virtytshëm dhe aktivizmit qytetar të pathyeshëm. As zemërimin e pafund për drejtësinë e munguar ndaj atyre që kryen aktin mizor dhe u arratisën nga vendi i krimit. Vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007 mbetet kërkesë e jona parësore. Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte”, ka shkruar Konjufca në Facebook, duke shtuar se janë duke ecur drejt asaj porte.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Sipas tij Arben Xheladini dhe Mon Balaj, ranë dëshmorë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës.

“Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të demokracisë Arben Xheladini e Mon Balaj!”, ka shkruar Konjufca.

Balaj e Xheladini u vranë me plumba gome nga policë rumunë që vepronin në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), më 10 shkurt 2007 në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku po kundërshtohej pakoja e Ahtisaarit dhe negociatat me Serbinë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *