KryesoreOpinion/Aktualitet

10 marsi, dita e madhe e tregjeve botërore

1. Marrja e vendimkt të ri nga Banka Qendrore Europiane për politikat monetare, që mund ta stabilizojë ose euron si monedhë ose zhvillimin si makro ekonomi, por kurrsesi të dyja.

2. Publikimi i ri i shkallës së inflacionit, CPI për shkurtin në ShBA, nga i cili do të varet rritja enorme ose jo e normave të interesit nga Rezervat Federale, me ç’rast do të diktohej kurs i ri dollar/eu si një nga pasojat e para.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

3. Zbutja apo ashpërsimi i frontit në Ukrainë, apo edhe e retorikës nga zyrtarët e lartë të përfshirë në luftë, pritet që ta rivendosë edhe njëherë brenda javës drejtimin e ri të çmimeve të energjisë, drithrave dhe metaleve në bursat botërore.

4. Komentimi live në konferencë për shtyp i drejtoreshës së Bankës Qendrore do të tundë tregjet ndërkombëtare financiare e sidomos kriptomonedhat, të cilat humbën terren sot në pritje të vendimeve të sipërpërmendura.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

5. Shumë investitorë të mëdhenj, pas sanksioneve të rënduara në Rusi, po e shohin ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian një mundësi më të mirë investimesh se sa Rusinë, duke tërhequr aktivitetet bashkë me miliardat në qarkullim, nga bursat dhe bankat ruse. Shembulli më i fundit, është bllokimi i FC. Chelsea, i cili mund të shitet, nën mbikqyrje të rreptë nga shteti britanik, i cili e ka bërë të pamundur përfitimin e “short money” për Roman Abramovich.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *