KryesoreOpinion/Aktualitet

10 arsye se pse Tirana duhet konsideruar si krize humanitare e jo urbanistike

Nga Ervin Goci

Tirana nuk ka thjesht krize urbanistike, administrimi dhe efektshmerie menaxhimi. Sikur te ishte keshtu! Per vete do ta beja gjumin e qete. Kriza eshte humanitare. Zakonisht krizat humanitare i lidhim me luftrat, apo me fatkeqsite natyrore, po krize humanitare mund te kete dhe nje lemsh demografik qe per etikete e quan veten qytet:

Ja t’i marrim me rradhe, elementet e krizes humanitare sipas meje.

> Per ta mbajt frymen gjallen u thuhet se ne do ta mbajme qytetin gjalle me industrine e ndertimit, pra per ta mbajt frymen gjalle, do ju marrim frymen. Nje qytet qe i mban sherbimet dhe nevojat e veta, duke prodhuar nevoja te tjera, eshte ne ciklin e shkaterrimit.

> Te gjithe pengesat ekzistenciale si levizja e pamundur, hapesira e cunguar, na thuhet qe kshu eshte dhe ne Afrike te Jugut, na thuhet qe ne do te na duhet te bashkejetojme me moslevizjen, se kshu jane metropolet, pra ne mbetemi si qenie ne trafik duke thith gjithe kohes tymin e helmuar te nje qyteti te ngecur.

> Element tjeter i krizes humanitare, eshte mungesa e strehimit dhe pamundesia per te gjetur strehe. Streha eshte kthyer si sfida me e madhe per qytetaret e Tiranes, te cilet bejne sakrifica mbinjerezore per te futur koken diku. Te privosh masa popullsie nga streha, e ke kthyer qytetin per ta si front lufte, njerez ne emergjence qe vuajne ne menyre permanente terrorin e pasigurise.

> Skllaverimi ekonomik me ane te llojit te punes, njelloj si ne kohen e kolonizatoreve. Puna kryesore e te kolonizuarve ishin puna e krahut dhe infrastrukturat e medha pompoze qe afirmonin pushtetin e padronit. Tirana ngjan i nje kantiere miniere diamantesh ne Afrike, mbuluar nga nje re tymi te perhershme; nje grope e madhe qe thellohet çdo dite kah erresires.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

> Kriza humanitare materializohet tek qyteti pa kufi, kur prishet perfundimisht raporti mes burimeve dhe nevojave. Ne prodhojme çdo dite nevoja duke grumbulluar popullsine ne nje kotec, pa bere asnje perllogaritje se cilat burime kemi ne dispozicion per t’ju pergjigjur nevojave te tyre. Nje administrator duhet t’i beje mire keto llogari, dhe jo te beje tellallin “o milet hajdeni mblidhuni te gjithe ne Tirane”!

> Krize humanitare do te thote te mbjellesh katastrofa natyrore, sidomos nga permbyjtjet, ku koraca e betonit, nuk le pike uji te futet ne toke, por kthehet ne nje platforme pishine qe uji te vozise lirshem, si keto parqet ujore artificiale ku behet surf.

> Ngritja ne lartesi ne nje zone sizmike, eshte fole fatkeqsish njerezore, jo natyrore siç na e shesin. Ndertimi ne lartesi ne nje zone sizmike do te thote ta amplifikosh fuqine shkaterruese te termetit me aq kate sa shtohen neper pallate. Shtimi i kateve shton frymet neper kutite e betonit dhe projekton katastrofat e ardhshme njerezore, sociale dhe ekonomike, pa asnje buxhet per t’i perballuar

> Pamundesia per te gjet nje çati mbi koke, privimi nga mundesia per te patur shtepi me nje skeme publike subvencionimi per te pamundurit, ka impaktuar direkt deshiren dhe shtysen per te ndertuar familje. Eshte e ditur qe lidhja mes pasigurise se jetes dhe renies se popullsise. Ne me rritje popullsie nenkuptojme te ardhurit nga qytetet e tjera, por ata jane gjysem emigrante, popullsia ne vetvete ne Tirane shkon drejt tkurrjes dhe pamundesise se riprodhimit.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

> Zhvleresimi i perhershem i prones, duke e zevendesuar perpetum me nje ndertim te ri, i le burimet ekonomike ne gjendjen e termetit te perhershem. Asnje prone, asnje aset nuk e ruan vleren qe ka, pasi qe ta ruaje, nuk mundet qe qyteti te mbahet ne shkundje buldozeri te perhershem. Keshtu qe çdo para e investuar, mund te kthehet fare kollaj ne fatkeqsi ekonomike, duke mbjelle probleme me shume se zgjidhje.

> Si perfundim, qytetaret e Tiranes jane privuar dhe po privohen prej vitesh nga burimet me elementare natyrore, uje, toke, diell, oksigjen, dhe hapesire publike, duke prodhuar kufoma sociale. Hajde te krahasohesh pak me cilesine e jetes ne kryeqytetet europiane, me gjendjen e pergjithshme shendetesore te qytetareve te tyre, me parqet, hapesirat publike, me infrastrukturat sportive. Qe pas te 30-tave fillojne dhe ndihen efektet e plakjes, imagjinoni se çfare ndodh me pleqte e shkrete qe jetojne tere kohen offroad.

Duhet shpallur kriza humanitare ne qytet, e di qe nuk eshte fushata me profite, po me siguri eshte fushata me e ndershme, me propozime politikash makro se si dilet nga labirinti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *