Bota

1-vjetori i luftës në Ukrainë, Bideni: Putini mendoi se do të pushtonte Kievin dhe do të shpërbënte NATO-n

Me tre postime emocionale në llogarinë e tij në Twitter, presidenti amerikan Joe Biden theksoi pritshmëritë e Putinit një vit pas fillimit të pushtimit të Ukrainës dhe nënvizoi reagimin e fortë të Perëndimit ndaj aventurizmit rus.

“Kur Rusia sulmoi Ukrainën, Amerika dhe aleatët tanë u përgjigjën fuqishëm. Për sovranitetin kombëtar. Për demokracinë. Për lirinë”, tha Bideni.

Lexo më shumë  Marrëveshje rreth 800 milionë euro, Ukraina zgjeron bashkëpunimin ushtarak me Evropën

Ai përmendi gjithashtu pamjet vizuale nga vizita e tij e fundit e papritur në Kiev, duke deklaruar gjithashtu se “E vizitova Kievin për të deklaruar se ne do të vazhdojmë të jemi të bashkuar, çfarëdo që të ndodhë.”

Në postimin e tij të dytë, Bideni kujton se “një vit më parë Putini mendoi se do të merrte shumë shpejt kontrollin e Kievit, por më pas ai u përball me trimërinë e Ukrainës dhe vullnetin e hekurt të kombeve kudo.

Në një postim të tretë në llogarinë e tij, presidenti amerikan thekson se Putini mendoi se NATO do të shpërbehej.

Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë më parë”, theksoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *