Kuriozitete

1 në 7 njerëz tymos. Si mund të asgjësohet tymi?

1 miliard njerëz vazhdojnë të pinë cigare, pavarësisht ndërgjegjësimit të lartë në lidhje me dëmet që ajo shkakton. 

Problemi më i madh i cigares qëndron tek tymi, ndaj për të ndihmuar 1 në 7 njerëz që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare, shkenca ka bërë kërkime të panumërta për alternativa që mund të ndihmojnë në asgjësimin e tymit.

Prej kohësh është vërtetuar se nikotina shkakton varësi, por gjithashtu se në vetvete, nikotina nuk është shkaktari kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaret. Pikërisht për këtë, nikotina është përdorur në terapitë për lënien e cigares prej thuajse gjysmë shekulli, përmes çamçakëzëve me nikotinë, ngjitëseve me nikotinë apo tabletave.

Sidoqoftë, nikotina, e cila  është përbërës natyral i bimës së duhanit, mund të përftohet në mënyra të reja më pak të dëmshme. Kërkimet shkencore kanë treguar se nikotina gjithashtu mund të përcillet përmes procesit të ngrohjes, duke shmangur kështu procesin e dëmshëm të djegies. Ngrohja eleminon gjithashtu tymin, i cili është armiku më i keq i shëndetit të njerëzve që pinë cigare dhe atyre që kanë përreth.

Shkenca ka treguar se problemi më i madh i cigareve është djegia, proces i cili çliron më shumë se 6 mijë substanca, nga të cilat 100 janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme. Djegia fillon në 400 gradë Celcius. Cigarja fillon të digjet dhe krijohet tymi. Kur një cigare ndizet, temperatura e saj arrin rreth 850 gradë Celcius, duke çliruar kështu të gjitha substancat e tjera të dëmshme. Kurse nëse fija e duhanit ngrohet në një temperaturë më të ulët, nikotina çlirohet, por nuk çlirohet tym; çlirohet aerosol.

Alternativat me ngrohje, pa djegie, nuk çlirojnë tym 

Përbërja e aerosolit ndryshon nga përbërja e tymit. Aerosoli është një përzierje grimcash të lëngshme dhe të gazta. Tymi është aerosol, por jo çdo aerosol është tym; aerosolet në natyrë janë re ose mjegull. Në rastin e ngrohjes dhe mos djegies së duhanit, studimet kanë treguar se formohet një aerosol që përmban deri në 95 për qind më pak substanca të dëmshme në krahasim me tymin e cigares. Zgjidhja e vetme më e mirë për çdo duhanpirës është të heqë dorë plotësisht nga pirja e duhanit dhe nikotina. Për ata që nuk bëjnë, megjithatë, alternativa më pak të dëmshme, të bazuara në shkencë mund të jenë pjesë e zgjidhjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *