KryesoreLajme

1 mijë euro një “hekur”, zbardhet skema e trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri! Vinin nga Turqia e Serbia dhe transportoheshin me autobusë! Publikohen emrat e të arrestuarve

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e përbashkët Kosovë-Shqipëri në lidhje me goditjen ndaj trafikut të armëve. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar emrat e personave të arrestuar.

Bëhet fjalë për :
Euxhenio Manushi 20-vjeç
Endri Papa 34-vjeç
Aurel Manreka 28 vjeç
Gersi Llozha 22 vjeç
Kleu Mucalliu 26-vjeç; dhe
Tonin Shkami 53-vjeç.

Një nga personat e arrestuar, Euxhenio Manushi, është djali i muzikantit i njohur si Ad Sybardhi.

Lexo më shumë  CNN filmoi momentin kur një burrë u lirua nga një burg sirian: O zot ka dritë

Në sajë të operacionit janë janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u janë sekuestruar edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

Ndërkohë me date 10 në Kosovë u arrestuan persona prej grupit kriminal.

Këtyre u janë sekuestruar 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera.

Lexo më shumë  ShBA-ja transferon 20 miliardë dollarë kredinë për Ukrainën

Mësohet se armët i merrnin nga Turqia dhe modifikoheshin në Kosove, ndërsa pjesa tjetër merrej nga Serbia.

Transporti i tyre bëhej me autobusë dhe automjete të vogla, ndërsa secila nga armët shiteshin nga 800 deri në 1 mijë euro.

Grupi nuk trafikonte arme vetëm në Shqipëri, por edhe nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Europian.

YouTube player