Lajme

1 Dhjetori, Dita Botërore e sensibilizimit kundër HIV/AIDS

1 Dhjetori, që prej vitit 1988, njihet në të gjithë botën si dita kundër HIV/AIDS. Kjo ditë është përcaktuar si një ditë sensibilizimi dhe një ditë për të përkujtuar të gjithë njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Në Ditën Botërore të HIV/AIDS–it, Organizata e Kombeve të Bashkuara bën apel për zero infeksione të reja, zero diskriminim dhe zero vdekje nga virusi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se mbi 110 mijë persona në mbarë Evropën janë diagnostikuar pozitivë për HIV/AIDS. 98 prej tyre janë regjistruar në Shqipëri. Ritmet e rritjes mbeten të larta, por vdekshmëria ka rënë me 40% që nga viti 2013, që shënoi numrin më të lartë të vdekjeve nga ky virus.

Në krahasim me vitin 2021 është shënuar një rritje e rasteve me 4.2%, por, po të krahasohet me vitin 2019, rastet janë ulur me 20.5%. Më zbulimin e kurave për të luftuar këtë virus, vdekshmëria e të prekurve ka pësuar rënie me 44.1% në krahasim me vitin 2013, kur pati 1373 vdekje. Në total për vitin 2022 kanë ndërruar jetë në rajonin e Evropës 767 persona.

Lexo më shumë  Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin

Sipas të dhënave të raportit, mbi 90% e infeksioneve janë si pasojë e raporteve seksuale, ndërsa 5.9% lidhet me përdorimin e drogës me rrugë injeksioni. Në raport theksohet se faktor që ka kontribuuar në rritjen e diagnozave në vitin 2022 përfshijnë dhe rifillimin e shërbimeve normale të testimit pas pandemisë COVID-19.

Ilaçi parandalues për HIV

Një medikament që ndalon infektimin me HIV ka rezultuar të jetë një trajtim parandalues shumë efektiv gati në masën 99%. Ky është përfundimi që ka dalë pas një studimi me mbi 24.000 njerëz që e kanë marrë atë në të gjithë Anglinë.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), e cila udhëhoqi Gjykimin e Ndikimit të PrEP, tha se ky ishte studimi më i madh i kryer ndonjëherë në botën reale të llojit të tij. Ai u krye në 157 klinika të shëndetit seksual në të gjithë Anglinë midis tetorit 2017 dhe korrikut 2020.

Lexo më shumë  Filmi ku luan shqiptarja Luana Bajrami merr Oscar

Studimi zbuloi se përdorimi i PrEP, i njohur gjithashtu si profilaksia, zvogëloi shanset për t’u infektuar me HIV me rreth 86% kur përdoret në jetën e përditshme. Studimet klinike sugjeruan se ilaçi është 99% efektiv.

Historiku në Shqipëri

Në Shqipëri dy rastet e para me HIV u zbuluan në vitin 1992 dhe që prej atij viti, numri ka ardhur gjithmonë në rritje konstante. Megjithëse numri i përgjithshëm nuk përbën ndonjë shifër alarmante, sipas ekspertëve të fushës, realiteti është krejt ndryshe nga shifrat e deklaruara. Ecuria e numrit të personave të diagnostikuar me AIDS në vitet e fundit është gati 50 për qind e rasteve të zbuluara.

Edhe pse është punuar shumë për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e virusit, ende mbetet shumë për t’u bërë. Problem për vendin tonë mbetet transmetimi përmes gjakut. Pjesa dërrmuese e rasteve gjatë këtyre viteve është mosha 25 deri 45 vjeç, ndërsa 70% janë burra dhe vetëm 30% femra.

Rruga Press

YouTube player