Opinion/Aktualitet

đ†đšđłđžđ­đšđ«đąđš 𝐬𝐡đȘđąđ©đž đžÌˆđŹđĄđ­đžÌˆ 𝐞 đŻđšđ«đźđ« 𝐧𝐠𝐚 đ„đšđŁđŠđą đŹđžđ«đ›

Shkruan: GĂ«zim Mekuli

Lajmi politik “greko-serb” Ă«shtĂ« lajm i ndĂ«rtuar nga perspektiva gjeopolitike greko-serbe. TĂ« jem i qartĂ«, lajmi politik greko-serb, sheh shqiptarĂ«t nga perspektiva politike, ekonomike serbe, si dhe nga qĂ«llimet kulturore-etnike serbe.

TĂ« dashur lexues,

Ndërtimi i lajmit dhe informacionit duhet të fillojë nga perspektiva kulturore, historike e sociale. Sepse përpos vlerave tjera, përcaktuese që ka lajmi politik, ai ka edhe vlerat sociale, nacionale e kulturore.

Nisur nga kjo perspektivĂ« kuptojmĂ« se shumĂ« (pa)kryeredaktorĂ« shqiptarĂ« tĂ« PrishtinĂ«s dhe tĂ« TiranĂ«s, nuk kanĂ« guximin, qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur tĂ« lejojnĂ« tĂ« kritikohet, tĂ« debatohet dhe tĂ« “skenohet” rrjedha e politikave serbe nĂ« hapĂ«sirat shqiptare.

Dy Televizionet shqiptare publike, TVSH dhe RTK, dhe, thuaja gjitha mediat tjera shqipe, duan që të përkthejnë, dhe të citojnë besnikërisht, agjencitë informative serbe dhe gazetarinë serbe.

Por kjo është e rrezikshme dhe e dëmshme, të nderuar lexues.

𝐏𝐬𝐞 đžÌˆđŹđĄđ­đžÌˆ 𝐞 đđžÌˆđŠđŹđĄđŠđž đ€đŁđš đ đšđłđžđ­đšđ«đą đŹđžđ«đ›đž?

ËshtĂ« e dĂ«mshme sepse pĂ«rmes “lajmit politik” serb, parĂ« nga perspektiva serbe, ne keqinformohemi, keqndikohemi dhe pĂ«rforcojmĂ« idenĂ« se politika serbe e Beogradit Ă«shtĂ« e drejtĂ«, e pamposhtur dhe fituese.

PĂ«rpos tjerash, lajmi politik serb Ă«shtĂ« i mbĂ«shtjellĂ« me pĂ«rbĂ«rĂ«s tĂ« propagandĂ«s dhe tĂ« retorikĂ«s sĂ« luftĂ«s. E ky marifet nĂ« shkencat e medias dhe tĂ« retorikĂ«s njihet edhe si “public diplomacy”. NjĂ«soj siç Ă«shtĂ« e mundur tĂ« ndĂ«rtohet e tĂ« lançohet lajmi pĂ«rmes argĂ«timit (infotainment = information + etnertainmet), po ashtu mund ta ndĂ«rtojmĂ« e ta lançojmĂ« lajmin politik pĂ«rmes gjuhĂ«s sĂ« propagandĂ«s.

Lexo mĂ« shumĂ«  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Gjuha politike dhe gazetareske e “lajmit serb”, si pĂ«r shembull: “e ashtuquajtura KosovĂ«â€, “femra kosovare” (nuk ceket shqiptare), “kĂ«ngĂ«tarja kosovare” (nuk ceket shqiptare), “nuk do tĂ« lejojmĂ« vrasjen e serbĂ«ve”, “Kosovo je Srbija”, “Kosovo i Metohija” , “stara Srbia”, etj, dĂ«shiron tĂ« krijojĂ« njĂ« realitet tĂ« ri politik nĂ« Ballkan.

𝐊𝐼𝐬𝐡 𝐱 đ©đ«đšđđĄđšđ§ đ€đžÌˆđ­đš đŸđŁđšđ„đžÌˆ?

Duhet tĂ« kuptojmĂ« se kĂ«to fjalĂ« e shprehje, nĂ« lajmin politik serb, i bĂ«ri redaktori, gazetari dhe politikĂ«bĂ«rĂ«si serb. KĂ«sisoj gjuha e lajmit serb ka “ndĂ«rtuar” njĂ« konstruksion i cili sajon fotografi tĂ« cilat “shpjegojnĂ«â€ realitetin historik, kulturor tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«.

Shprehjet gjuhĂ«sore kanĂ« forcĂ« tĂ« madhe qĂ« tĂ« ndĂ«rtojnĂ« edhe realitete politike/historike. Shembull: “Kosovo je Srbija”, “çamĂ«t ishin bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« nazizmit”, “Epiri verior”, “pakti me detin”, pastaj fjalĂ«t si “serbĂ«t ruajnĂ« qetĂ«sinĂ«â€, “tĂ« mos tentojnĂ« t’i sulmojnĂ« serbĂ«t me armĂ«â€, “ShqipĂ«ria e madhe”, “Prishtina po luan lojĂ«ra lufte”, etj., etj.

PĂ«rmes gjuhĂ«s sĂ« lajmit politik serb, bindemi se “ky lajm” nuk reflekton realitetin politik. Lajmi politik serb tenton tĂ« ndĂ«rtoj “fotografi tjetĂ«r” pĂ«rmes pĂ«rzgjedhjes sĂ« fjalĂ«ve, figurave retorike, siç Ă«shtĂ« rasti me krahasimin -apo ndĂ«rtimin sintaksor tĂ« fjalisĂ«.

Moment tjetĂ«r i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r gjuhĂ«n e kĂ«tij “lajmi”, e i pĂ«rkthyer nĂ« shqipe nga gazetarĂ«t shqiptarĂ«, – Ă«shtĂ« se ndĂ«rmjetĂ«simi i realitetit ndĂ«rtohet nga njĂ« perspektivĂ« e caktuar sociale, kulturore e politike. ParĂ« nga lajmi i Beogradit Ă«shtĂ« Prishtina agresive dhe pushtuese.

Lexo mĂ« shumĂ«  Kush Ă«shtĂ« me SerbinĂ«?

đ’đĄđ­đ«đšđĄđžđ­ đ©đČ𝐞𝐭𝐣𝐚; 𝐬𝐱 đ©đš đąđ§đŸđšđ«đŠđšđĄđžđ­ đ©đźđ›đ„đąđ€đź 𝐬𝐡đȘđąđ©đ­đšđ« đ©đžÌˆđ«đŠđžđŹ đ„đšđŁđŠđąđ­ đŹđžđ«đ›?

Momenti tjetĂ«r e i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, qĂ« mund tĂ« nxjerrim nga citatet e mĂ«sipĂ«rme tĂ« lajmit serb, Ă«shtĂ« se gjuha nuk bartĂ« vetĂ«m informacione dhe njohuri tĂ« padjallĂ«zuara mbi botĂ«n, por kjo, gjithashtu, shpreh emocione dhe qĂ«ndrime ndaj ndodhive qĂ« na rrethojnĂ«. PĂ«r shembull: FjalitĂ« e lajmit serb: “e ashtuquajtura KosovĂ«â€, “Kosovo je Srbija”, janĂ« provokuese dhe na kthen nĂ« luftĂ«n e vitit 1999.

Gjuha pra nuk Ă«shtĂ« neutrale. Ajo Ă«shtĂ« e mbushur me konotacione pozitive dhe negative. Edhe vetĂ« zgjedhja nĂ« mes fjalĂ«s “kosovare” dhe “shqiptare”, “luftĂ«â€ dhe “mbrojtje”, shpreh po ashtu njĂ« ndryshim vlerash, pasiqĂ« fjala “luftĂ«â€ zgjon konotacione negative, ndĂ«rsa fjala “mbrojtje” nuk e ka njĂ« kuptueshmĂ«ri tĂ« tillĂ«. Poashtu fjala”kosovare” apo “kosovar” ka konotacione politike dhe qĂ«llime ideologjike, ndarjen e “kombit kosovar” nga kombi shqiptar.

Gjuha e lajmit nuk Ă«shtĂ« jashtĂ« realitetit, por Ă«shtĂ« pjesĂ« e saj dhe ndikon nĂ« tĂ«. Kur pĂ«rdorim gjuhĂ«n, ne definojmĂ« dhe “prodhojmĂ« realitetin”. PĂ«rzgjedhja e shprehjeve gjuhĂ«sore nĂ« ndĂ«rtimin e lajmit, Ă«shtĂ« çdo herĂ« veprim politik-diplomatik dhe asesi njĂ« veprim i pafajshĂ«m dhe “engjĂ«llor”.

𝐏đČ𝐞𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐝𝐡𝐞: 𝐊𝐼𝐬𝐡 đ©đš đ§đđžÌˆđ«đ­đšđ§ đ„đšđŁđŠđąđ§ đ©đšđ„đąđ­đąđ€ 𝐬𝐡đȘđąđ©đ­đšđ« đ©đžÌˆđ« 𝐬𝐡đȘđąđ©đ­đšđ«đžÌˆđ­?

Nga cila perspektivë kulturore, politike dhe gjuhësore po ndërtohet ky lajm e kjo fotografi politike?

(Shkruar në vitin 2016)

Rruga Press

YouTube player