Talebanët i kërkojnë Turqisë të marrë nën kontroll aeroportin e Kabulit, reagon Erdogan

Advertisement
Advertisement

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se talebanët i kanë kërkuar Ankarasë të marrë nën kontroll funksionimin e aeroportit të Kabulit.

Erdogan tha se mbi këtë çështje nuk është marrë ende një vendim, pasi kërkesa po shqyrtohet. Kërkesa vjen dy ditë pasi bomba kamikaze shpërthyen në aeroportin e Kabulit duke vrarë 110 persona, mes të cilëve 28 talebanë dhe 13 marinsa amerikanë.

Zoti Erdogan i bëri komentet në një konferencë shtypi në aeroportin Ataturk të Stambollit, përpara se të nisej për një udhëtim drejt Bosnjes.

Presidenti turk shtoi se vendimi do të merret pasi të bëhet e qartë se cila do të jetë administrata e re e Afganistanit.

Advertisement

Sipas zotit Erdogan, takimi me talebanët, që kishte zgjatur më shumë se tre orë, ishte zhvilluar në ambasadën turke në Kabul, por ai nuk dha detaje rreth kohës se kur ishte mbajtur takimi.

Lexo më shumë  Rusia po zhvillon luftime të ashpra për ta marrë Severodonetskun

“Nëse do të jetë e nevojshme, ne do të zhvillojmë sërish takime të tilla”, tha zoti Erdogan.

Presidenti turk bëri të ditur gjithashtu se evakuimi i trupave turke nga Kabuli, i cili kishte nisur të mërkurën, ishte ende në vazhdim. Ai dënoi njëkohësisht sulmet e së enjtes pranë aeroportit në Kabulit.

Mundësia që Turqia të administrojë Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai pas tërheqjes së trupave të NATO-s, u hodh për herë të parë në qershor, por ajo u duk si një çështje e mbyllur pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht.

Advertisement

Erdoğan dënoi sulmin terrorist dhe theksoi se sulme të tilla nga ISIS tregojnë kërcënimin e madh që paraqet grupi terrorist si për rajonin ashtu edhe për botën.

Lexo më shumë  Ndërkohë që Rusia synon pushtimin e Ukrainës, Lavrovi në Beograd për të diskutuar Kosovën dhe Bosnjën

Grupi terrorist ISIS/Horasan, dega afgane e ISIS, mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj kanaleve mediatike.

Presidenti Erdoğan tha se pas sulmit, evakuimi i trupave turke si dhe civilëve mbetet në vazhdim dhe do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai tha se sipas Ministrisë së Brendshme, brenda Turqisë, aktualisht ka rreth 300 mijë emigrantë afganë të paregjistruar dhe të regjistruar.

Duke theksuar se Turqia nuk mund të pranojë një valë tjetër emigrantësh, Erdoğan theksoi se ka ndërtuar mure përgjatë kufijve të saj me Iranin, Irakun dhe Sirinë.

Rruga Press

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.