Dominon Omicron, rekord të infektuarish në Turqi

Turqia regjistroi 66,467 raste të reja me Covid-19 në 24 orë, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë e vendit. Shifrat rekord vijnë pasi kanë shpërthyer infeksionet me mutacionin e ri, Omicron.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave të dhëna, janë regjistruar 143 vdekje për shkak të komplikimeve të Covid-19. Infeksionet në Turqi janë dyfishuar brenda një jave, pasi varianti Omicron ka dominuar vendin.

“Pavarësisht rritjes së infeksioneve për shkak të variantit Omicron, nuk ka rritje shqetësuese të shtrimeve në spital”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një postim në Twitter. 

Rruga Press

Lexo më shumë  “Të zhvishemi që të tregojmë se jemi më të fortë”, liderët e G7 tallen me foton e Putinit mbi kalë

Leave a Reply

Your email address will not be published.